Lojërat

Two Worlds

Sep 12 2012
0 Shpërndarje
Two Worlds

Two Worlds është një lojë aksion e tipit RPG e krijuar nga kompania polake Reality Pump dhe e publikuar nga TopWare Interactive në Evropë dhe SoithPeak Interactive në Amerikën Veriore për Xbox 360 dhe Microsoft Windows. Një vazhdim i lojës i quajtur Two Worlds II doli në Evropë në 9 nëntor 2010 dhe në Amerikën Veriore në 25 janar 2011.

Loja zhvillohet në një ambjent 3 dimensional fantazie. E njëjta me atë atë The Elder Scroll IV: Oblivion. Njësoj si Oblivion dhe Gothic 3 loja nuk është lineare.

Lojtari është i lirë të eksplorojë botën e lojës sipas dëshirës. Gjithsesi ekziston një mision bërthamë i lojës në të cilet përfshihet motra e protagonistit e cila mbahet peng nga një forcë misterioze e cila ka në plan të hapë varrin e Aziraal, zotit të zjarrit.. Loja nuk ka klasa të paracaktuara si lojra të tjera të këtij lloji.

Gjatë lojës dhe rritjes së personazhit, lojtari është i lirë të investojë në çdo pikë që të dojë duke krijuar në një variacon të lartë stili loje. Bota në të cilën loja zhvillohet quhet Antaloor. Duke eksploruar ambjentin lojtari zbulon pika teletransporti, shpella, fshatra dhe vende të tjera të cilat rregjistrohen në hartë.

Të disponueshme gjithashtu janë kuajt për tu hipur si dhe gjithashtu kafshë ose krijesa të tjera. Nëqoftëse vdes gjatë lojës loja të rringjall në një vend të afërt. Ka një shumëllojshmëri krijesash në Two Worlds.

Në ndryshim nga lojrat e tjera të këtij lloji, krijesat nuk ringjallen, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre vendeve janë të mbipopulluara. Përveç misionit kryesor nuk ka histori tjetër për tu ndjekur. Lojtari mund të zgjedhë të sillet si një hero i vërtetë ose si një person i keq dhe i frikshëm. Gjithsesi rruga e zgjedhur do ketë pasojë mbi përfundimin e lojës.

Two Worlds mori një përzjerje vlerësimesh që nga dalja e vet. Versioni për PC mori një mesatare prej 66% ndërsa ai për Xbox 360 mori një vlerësim negativ me 51%.

GameSpot i dha notën 7.5 versioit pëtr PC dhe 7 atij të Xbox 360. Ign i dha versionit për PC notën 7.3 ndërsa atij të Xbox 360 6.8. Në gusht të 2008 një version tjetër i lojës doli duke përfshirë mundësinë multiplayer me shtesa të ndryshme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>