iOS

Two Worlds II

Sep 22 2012
0 Shpërndarje
Two Worlds II

Two Worlds II është një lojë RPG e krijuar nga kompania polake Reality Pump dhe e publikuar nga TopWare Interactive si një vazhdim i lojës së 2007, Two Worlds.

Doli në nëntor 9 të vitit 2010 në Evropë për Microsoft Windows/Mac OS X, Xbox 360 dhe Playstation 3. Loja doli në 25 janar 2011 në Amerikën Veriore për të njëjtat platforma.

Loja ka qenë një hit komercial dhe ka shitur 1 milionë kopje në 3 javë pas daljes në Evropë. Deri në shkurt të 2011-s janë shitur mbi 2 milionë kopje.

Two Worlds II është një lojë me botë të hapur e cila ndodh në një vend fantazie dhe ku lojtari merr rolin e një personazhi për të kryer misione të ndryshme. Nga fillimi lojtari modifikon si të dojë paraqitjen e jashtme të lojtarit si formën e fytyrës dhe trupit apo edhe ngjyrën e lëkurës.

Njësoj si lojrat e tjera të këtij lloji, lojtari rritet në nivel duke marrë pikë eksperience nga plotësimi i misioneve dhe duke vrarë kafshë të ndryshme. Shumë nga bota mund të eksplorohet që në fillim pavarësisht se sa lojtari ka avancuar në historinë e lojës.

Pavarësisht historisë jo lineare vendet e pa eksploruara janë të mbushura me kafshë të forta dhe nivel më të lartë. Gjatë avancimit të lojës, lojtarit i jepet mundësia të hipi mbi kal, ndërsa më vonë të hipi mbi varka dhe aftësi të tjera. Me avancimin mund të udhëtohet nga një vend të tjetri duke përdorur pikat e teletransportit të vendosura përgjatë hartës.

Shumë materiale mund të grumbullohen gjatë lojës, ose nga kafshët ose duke i blerë nga shitësit e ndryshëm. Disa nga këto pajsije mund të përdoren për të krijuar armë, ndërsa të tjera për të ndërtuar mjete vdekjeprurëse si kurthe për armiqtë. Shumë materiale të tjera përfshijnë pije që të mbushin jetën apo fuqinë magjike.

Për shkak të shumë rezultateve, lojtarët mund ti emërojnë si të duan miksimet e tyre të reja.

Pas daljes loja mori vlerësime pozitive. Gjëja më e vlerësuar ishte prodhimi i pajisjeve të ndryshme me anë të miksimit duke theksuar gjithashtu se absolutisht çdo gjë është me vlerë të merret. Metacrititc i dha vlerësimin 76/100 verisonit për PC, 70/100 për PS3 dhe 67/100 atij të Xbox 360. IGN i dha të tre versioneve për platforma notën 6/10 duke kritikuar mënyrën e lëvizjes si shumë të vështirë.

Specifikmet e sistemit

Minimumi

Windows XP/Vista/7

Intel or AMD Single-Core CPU (2.0 GHz)

512 MB RAM; 2 GB for Windows Vista/7 machines

8 GB free disk space

DVD Drive for disc-based installation

Shader 3.0 and 512 MB ATI Radeon HD 2900/nVidia GeForce 8800 GT video card

DirectX 9.0c-compatible sound card

Internet connection (required for multiplayer)

DirectX 9.0c or OpenGL

Të rekomanduara

Windows Vista/7

Intel or AMD Multi-Core CPU (2.6 GHz)

4 GB RAM

8 GB free disk space

DVD Drive

ATI Radeon HD 5770/nVidia GeForce GTX 460

5.1 channel sound card. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>