Lajme lojërash

Twitch iu mundëson transmetuesve që të njoftojnë shikuesit e YouTube gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Twitch iu mundëson transmetuesve që të njoftojnë shikuesit e YouTube gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Twitch lajmëroi gjatë të premtes një veçori të re Live Annotations për YouTube që do t’iu mundësojë transmetuesve të lojërave që të shtojnë një njoftim në kohë reale në videot e tyre në YouTube kur ata janë duke bërë transmetim të drejtpërdrejtë. Kjo veçori vjen si një ndihmë për postuesit e videove në Twitch, pasi iu mundëson atyre që të sjellin më tepër trafik në transmetimet e tyre të drejtpërdrejta nga arkivat e tyre nga YouTube.

Twitch tashmë mbështet njoftimet nga Twitter dhe Facebook për transmetimet e reja. Përdoruesit mund ta lëshojnë veçorinë duke lidhur llogarinë e tyre nga YouTube dhe duke e vendosur atë në faqen e Lidhjeve të seksionit të Opsioneve. Bashkëpunimi i ri mes YouTube dhe Twitch mund të fuqizojë akoma më tepër spekulimet për një blerje në pritje. Muajin e kaluar, Wall Street Journal tha që Google ishte duke shikuar që ta blinte Twitch-in për 1 miliard dollarë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Twitch
Lajmet e fundit>