Lajme lojërash

TV-të e Toshiba-s që mundësojnë transmetimin e lojërave pritet të vijnë gjatë tremujorit të parë të 2014-s

Jan 14 2014
0 Shpërndarje
TV-të e Toshiba-s që mundësojnë transmetimin e lojërave pritet të vijnë gjatë tremujorit të parë të 2014-s

PlayStation Now nuk ishte shërbimi vetëm për transmetim të lojërave që ishte shfaqur në Ngjarjen e Elektronikës Konsumuese 2014. Toshiba lajmëroi po ashtu që në tremujorin e parë të vitit 2014 planifikon të lëshojë një linjë të re të TV-ve të mençur që mund të transmetojnë lojëra duke përdorur shërbimin GameNow.

Modelet The Toshiba L7400U, L5400U dhe L3400U vijnë me GameNow të instaluar, përveç aplikacioneve të tjera që janë të popullarizuara në TV-të e mençur si YouTube, Netflix dhe Pandora. Në këtë moment, GameNow ka marrëveshje që ende janë në afatin e zbatimit për transmetim të versioneve për PC të lojërave të Capcom si Resident Evil 5, Devil May Cry 4 dhe Dead Rising 2 dhe me Warner Bros për Batman: Arkham Asylum dhe Batman: Arkham City.

Ubitus, që është kompania tajvaneze që e posedon GameNow, ka bërë marrëveshje të ngjashme me Konami, Sega dhe Square Enix. Në E3 2013, prodhuesi i pajisjeve elektronike LG ka lajmëruar po ashtu që është duke planifikuar që të shes TV të mençur që përfshijnë GameNow.

Sipas uebfaqes zyrtare të kompanisë, llogaritë e reja që regjistrohen në GameNow marrin 30 minuta pa pagesë për çdo lojë. Pas kësaj, GameNow ofron plane të ndryshme abonimi ose marrëveshje të pakove të lojërave.

Sony lajmëroi shërbimin e ardhshëm PlayStation Now në CES 2014. Shërbimi do t’iu mundësojë përdoruesve që të transmetojnë një përzgjedhje të lojërave të PS1, PS2 dhe PS3 në PS3 dhe PS4, e po ashtu edhe PlayStation Vita, Sony 2014 Bravia TV dhe madje edhe pajisjet mobile tabletët.

Shërbimi ishte dukur mjaft mirë në ngjarjen e janarit, pa ndonjë ngecje madje edhe përgjatë lojërave që kishin shumë grafikë të përfshirë në të. Polygon raportoi që shërbimi GameNow nuk punoi si duhet, duke thënë që lojërat ishin “të mundshme për t’u luajtur, por çalonin.” (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>