Lajme lojërash

Traileri i ri i “Star Wars” do të shfaqet online të premten

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
Traileri i ri i “Star Wars” do të shfaqet online të premten

Me rastin e ditës së Falenderimeve, të gjithë fansat e “Star Wars” do të kenë mundësi të shohin online trailerin më të ri të kësaj video loje. Ky lajm u publikua në profilin zyrtar të “Star Wars” në Twitter ditën e mërkurë.

Kjo do të thotë që të gjitha fansat në mbarë botën do ta shohin trailerin në ekranin e kompjuterit të tyre në vend të atij gjigandi në një sallë të madhe. Përveçse online, ky trailer do të shfaqet dhe në Los Angeles dhe në teatrin e Disney në Hollywood. Traileri i Star War: The Force Awakens do të zgjasë 88 sekonda dhe do të publikohet në iTunes. Më pas në muajin dhjetor do të prezantohet në gjithë teatrot nëpër botë. Ndërsa video-loja “The Force Awakens” do të lançohet më 18 dhjetor. (GameWorld Albanian)

Tags >

Star Wars
Lajmet e fundit>