Lajme lojërash

Traileri i dytë i GTA V konfirmohet me 14 nëntor

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
Traileri i dytë i GTA V konfirmohet me 14 nëntor

Rockstar ka konfirmuar se traileri i shumëpritur i dytë për Grand Theft Auto V do të lançohet më 14 nëntor, të mërkurën tjetër.

Publikuesi deklaroi javën që kaloi se planet për të lançuar një trailer të ri u vonuan për shkak të stuhisë shkatërrimtare Sandy. Njoftimi erdhi me një pikturë tjetër, e shfaqur në këtë material.

Pas një periudhe të gjatë lajmesh, Rockstar më në fund shfaqi një demo të GTA V në konferencën e tetorit të kaluar, me detajet që priten të vijnë këtë javë.

Rockstar ka konfirmuar verën e 2013 si lançimin zyrtar të GTA V dhe deklaroi se vazhdimi do të ndërtohet në gjithçka që ne kemi mësuar për lojërat në një botë të hapur. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>