Lojërat

Tomba!

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Tomba!

Tomba! është një lojë platformë e krijuar nga Whoopee Camp për Sony PlayStation. Ambienti i bukur me shumë ngjyra të ndriçuara si dhe gjithashtu loja inovative ka bërë që kjo lojë të ngelet një nga më nostalgjiket për të gjithë të pasionuarit e PlayStation.

Loja është krijimi i Tokuro Fujiwara i cili krijoi gjithashtu Ghosts’n Goblins si dhe gjithashtu serinë Mega Man. Ishte gjithashtu një nga lojërat e para në PlayStation që shfrytëzoi karakteristikën Dual Shock.

Zhvillimi i lojës kryhet me anë të asaj që quhet side-scrolling, dhe merret kontrolli i Tombas, një djalosh i egër i cili është në kërkim të një objekti të gjyshit të vet i cili u grabit nga derrat e këqij. Edhe pse plani i lojës është në pjesën më të madhe 2D, ka disa pika në të cilën mund të kryhen hedhje dhe të kalohet në 3D.

Tomba! përdor shumë armë të ndryshme të cilat i merr gjatë lojës. E gjithë historia është e bazuar në misione dhe në përmbushjen e tyre për të fituar lekë, ose siç është monedha e lojës, AP.

Pavarësisht kritikave shumë të mira, shitjet e lojës ishin veç normale. Gjithsesi duke parë kërkesën për lojën, u vendos që të krijohej dhe një vazhdim i saj. (GameWorld Albanian)

Tags >

Tomba!
Lajmet e fundit>