Lojërat

Tomb Raider: Legend

Sep 3 2012
0 Shpërndarje
Tomb Raider: Legend

Tomb Raider: Legend është një lojë, aksion-aventurë fshehtësi, e publikuar nga Eidos Interactive dhe e zhvilluar nga Crystal Dynamics. Loja doli në treg në datën 7 prill 2006 në Europë dhe 11 prill në Amerikën e Veriut, në versionet e PlayStation 2 dhe Xbox 360.

Versioni i lojës për Microsoft Windows u shfaq po atë vit dhe u mundësua për shkarkim në 31 maj 2007. Loja pati sukses komercial duke shitur më shumë se 4.5 milionë kopje.

Loja tregon historinë e Lara Croft, e cila 9 vjet më parë udhëtoi me mamanë e saj Amelia, por avioni u rrëzua në Himalajet. Më vonë ato qëndrojnë në një manastir budist dhe më pas Lara zbulon një artifakt të çuditshëm, një shpatë. Duke e aktivizuar këtë shpatë, thjesht me një të prekur, Amelia vjen në ndihmë por përpihet nga vorbulla e krijuar nga shpata, përballë syve së të bijës.

Historia e Tomb Raider: Legend tregon Laran, e cila tani është një grua e rritur, që udhëton në Bolivi në kërkim të së vërtetës se çfarë ndodhi me saktësi atë ditë. Një lojë ku enigmat dhe misteret janë çelësat për të ecur në historinë e lojës, për të mos përmendur dhe aksionin dhe aventurën që e shoqëron, pasi Lara është e aftë të kryejë disa lëvizje akrobatike në lojë.

Loja përfshin një ndërthurrje të aftësisë akrobatike të saj dhe me zgjuarsinë e lojtarit në lojë, ku ka enigma e ku vështirësia e kalon normalen. Loja ka marrë disa kritika, jo vetëm për shkak të vështirësisë së enigmave të saj, por dhe për mënyrën e lojës.

Metacritic i dha një vlerësim 82/100, GameRankings 82.85%, ndërsa IGN vetëm 8.2/10. GameSpot i dha akoma më pak, edhe pse pati përshtypje të mira, vetëm 7.8/10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>