Lojërat

Tomb Raider: Anniversary

Aug 30 2012
0 Shpërndarje
Tomb Raider: Anniversary

Tomb Raider: Anniversary është një lojë, aksion-aventurë fshehtësi, në serinë e Tomb Raider, e zhvilluar nga Crystal Dynamics dhe Buzz Monkey Software për PlayStation Portable, PlayStation 2, Windows dhe Wii.

Eidos njoftoi datën 1 qershor 2007 si lançimin në Europë për PlayStation 2 dhe Windows, dhe më pas në 5 qershor në Amerikën e Veriut.

Loja u prit shumë mirë nga kritikat, ku versioni për PC mori vlerësimin më të lartë prej 83/100 nga Metacritic dhe 82.28% nga Game Rankings, duke shitur rreth 1.3 milionë kopje në mbarë botën por duke u renditur si një nga seritë më pak të shitura të trilogjisë së Tomb Raider.

Loja nis në shtëpinë e Larës, ku asaj i kërkohet nga një Jacqueline Natla të kërkojë një pjesë të një artifakti të quajtur Scion, i cili gjendet në malet Peruviane.

Pasi e gjen pjesën e parë të Scion, në varrin e Qualopec (mbreti i Atlantis përpara se ajo të mbytej), Lara kupton se Natla kërkon t’ia marrë pjesën e gjetur. Më vonë Lara zbulon se pjesa tjetër gjendet në St. Francis Folly në Greqi. Pasi gjen dhe pjesën e dytë, por me mundim duke luftuar me centaurët, Lara zbulon se pjesa tjetër gjendet në Egjipt.

Pas një zbulimi mahnitës, ku zbulohet se Natla kërkon të ringjallë ushtrinë e Atlantis, Lara arrin të përmbushë misionin e saj me sukses. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>