Lajmet

Tomb Raider 2013

Jun 16 2012
0 Shpërndarje
Tomb Raider 2013

Tomb Raider është një lojë aksion-aventurë e publikuar nga Square Enix dhe është seria e pestë e Tomb Raider e zhvilluar nga Crystal Dynamics. Loja zhvillohet në një vend krejt tjetër nga seritë paraprake, në fakt ajo bazohet në origjinën e Larës se si ajo më pas kthehet në një vajzë që kërkon gjithmonë aventura dhe aksione nëpër vendet e ndryshme të botës në kërkim të mistereve dhe pasurive të pagjetura deri sot dhe e cila e merr emrin Tomb Raider (Kërkuesja e Varreve). Data e lansimit të lojë thuhet se është planifikuar për 5 mars 2013, për Play Station 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows.

Loja eksploron historinë intezive dhe guximtare të Lara Croft dhe kthimin e saj nga një vajzë e frikësuar në një grua guximtare, të fortë dhe madje disa herë më të rrezikshme e lindur për t’i mbijetuar situatave më të frikshme. Duke udhëtuar me anijen, e komanduar nga Conrad Roth, e cila goditet nga një stuhi e fortë, Lara dëmtohet dhe anija në të cilën ajo udhëtonte ndahet në 2 pjesë. Ajo dhe shumë të mbijetuar tjerë janë të bllokuar në një ishull tropikal të izoluar i cili gjendet në Trekëndëshin e Dragoit (Dragon’s Triangle).

Ajo zgjohet brenda një shpelle bregdetare pranë të vdekurve. Gjatë arratisjes, ajo është e plagosur dhe gjen një nga bashkëudhëtarët e saj të vdekur në një pozicion rituali, duhet të luftojë me një figurë misterioze të njeriut i cili u vra kur shpella u prish. Pas arratisjes, Lara duhet të gjej ushqim dhe ujë për të mbijetuar, duke luftuar kundër kafshëve më të rrezikshme që popullojnë ishullin dhe përpjekjen për të gjetur të mbijetuarit tjerë. Por gjatë rrugëtimit të saj, ajo përballet me shumë rreziqe e kërcënime, dhe ajo duhet të bëhet më e fortë ndaj vrasjes së njerëzve në mënyrë që të luftojë një grup mercenarësh që kërkojnë të vrasin atë dhe shokët e saj… (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>