Lojërat

Tomb Radier me një version të ri?

Nov 15 2010
0 Shpërndarje
Tomb Radier me një version të ri?

Duket se thashethemeve dhe spekulimeve rreth lojës së radhës Tomb Radider, po iu vie fundi.

Numri më i fundit i Game Informer ka përfshirë një përshkrim në dy faqe (përmes NeoGAF) të një imazhi “ngacmues” për numrin e radhës të Game Informer, ku shfaqet një përpunim artistik i një anije të mbytur në ujë në të cilën shkruan: “Një shpëtimtar lindi” dhe kjo pjesë është e shpërndarë në dy faqe.

Sigurisht tani për tani ka pak për të thënë por thashethemet e mëhershme që theksonin një start të ri për Tomb Radier duket se nuk kanë qenë vetëm thashetheme. Vitin e kaluar, një hulumtim tregu i paraqitur në rrjet përshkruante një koncept për një ristartim të këtillë, pra për një Lara Croft t ë re pa përvojë që mbetet e ngujuar në një ishull. Loja supozohej se do të fokusohej në konceptin e “mbijetesës”, si dhe në ndjekjen dhe të qenit e ndjekur nga armiqtë misterioz.

Pra, kjo që u tha vjet e sivjet po del në realitet dhe vetëm po pritet që gjërat të paraqiten edhe më zyrtarisht. E vetmja që dihet tani për tani është se detaji i radhës do të bëhet publik me 6 dhjetor, moment kur edhe do tu epet përgjigje mistereve.

 

Lajmet e fundit>