Lojërat

Tom Clancy’s Splinter Cell

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Tom Clancy’s Splinter Cell

Tom Clancy’s Splinter Cell është një lojë fshehtësi aksion-aventurë e zhvilluar nga Ubisoft Montreal.

Loja është e para e serive të Splinter Cell të miratuara, por jo të krijuara, nga autori Tom Clancy, dhe ndjek aktivitetet amerikane të NSA Black Operation, “Black Ops” dhe agjentin Sam Fisher. Loja doli në treg më 17 nëntor 2002 dhe është në dispozicion për Xbox, Play Station 2, Nintendo Game Cube, Windows dhe Mac OS X.

Fokusi parësor i lojës është fshehtësia, me përqëndrimin më të madh në dritë dhe errësirë. Lojtari duhet të lëvizë nëpër hije sa herë që kërkon të fshihet.

Loja tregon një metër dritë e cila reflekton sa i dukshëm është lojtari në sytë e armikut, dhe syzet me pamje termike që e ndihmojnë të ecë natën në errësirë.

Loja përqëndrohet në përdorimin e fshehtësisë në vend të forcës brutale. Megjithatë Fisher është i ngarkuar me armë zjarri, mbanë municione të kufizuara dhe shumë rrallë mund të marrë ndonjë municion rrugës. Loja ka shumë fleksibilitet në lëvizje ku Fisher mund të fshihet pas armiqve dhe t’i kapë; duke i bërë ata që të flasin, t’i vrasë në mënyrë të qetë ose t’i përdorë si mburojë kur sulmohet.

Fisher është akrobatik dhe fizikisht në gjendje të mirë, dhe ka disa lëvizje si të kapet nëpër mure, nëpër tuba, të rrëshqasë poshtë sendeve në mënyrë të përkyer ose të kalojë mbi 2 mure njëherësh dhe të ngjitet.

Loja në vitin 2002 ka marrë çmimim në si loja më e mirë Aksion-Aventurë në E3 2002 Game Critics Awards, loja më e mirë dhe grafika më e mirë në 2002 nga IGN. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>