Lojërat

Tom Clancy’s Ghost Recon: Future Soldier

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Tom Clancy’s Ghost Recon: Future Soldier

Tom Clancy’s Ghost Recon: Future Soldier është një lojë për Play Station 3 dhe Xbox 360 e lansuar nga Ubisoft. Kjo lojë ka dalë në treg më 22 maj, 2012 dhe është pjesa e katërt e serive të Ghost Recon ku paraqitet e ardhmja në historinë e saj.

Në këtë lojë, lojtari përdor shumë mbrojtjen e cila edhe ashtu është shumë lehtë e thyeshme, dhe atij i duhet të kërkojë të mbrohet duke u fshehur nëpër vendet e mundshme që gjenden në zonë. Dhe në momentin që ai sulmohet, pamja vizive e tij do të dridhet duke e bërë kundërsulmin ndaj kundërshtarëve edhe më të vështirë.

Një karakteristë e re është në këtë lojë është “mbulimi optik” një formë e mbulimit që e bën lojtarin më të vështirë për t’u parë. Mbulimi qëndron deri në atë moment kur lojtari nuk bie në sy, kur ai lëvizë më shpejt apo gjuan me armë. Gjithashtu, duhet theksuar se mbulimi nuk është si “mantel i të padukshmit”. Armiqtë mund ta shohin lojtarin kur ai është pranë tyre.

Për dallim nga lojërat tjera të Ghost Recon, në këtë seri lojtari nuk mund ta menaxhojë skuadrën. Gjatë luftimit, lojtari mund të fokusohet në objektiv, që mund të jetë jo më shumë se një i tillë dhe në të cilin pjestarët e skuadrës mund të hapin zjarr. Jashtë luftës, mund të fokusohen deri në 4 objektive për gjuajtje dhe pjestarët e skuadrës marrin pozicionet e tyre dhe bëhen gati për sulm.

Në opcionin e lojës “Multiplayer”, lojtari mund të hapë armë të reja duke mbledhur kredi (credits) kur rriten në nivel, të cilat mund të shpenzohen për të blerë armë ose pjesë armësh. Në Xbox 360 lojtari mund të përdorë Kinect për të modifikuar armët e tij përmes veprimeve me duar apo komandave me zë.

Lajmet e fundit>