Lojërat

ThreeGates lanson fushatën për lojën aksion Hack-N-Slash Co-Op, Legends of Aethereus

Jun 25 2012
0 Shpërndarje
ThreeGates lanson fushatën për lojën aksion Hack-N-Slash Co-Op, Legends of Aethereus

ThreeGates gjatë fushatës në Kickstarter, njoftoi se do të mbledhë 25 mijë dollarë për lojën co-op Hack-n-Slash, Legends of Aethereus. Loja e kaloi me sukses versionin testues (beta) muajin e kaluar dhe tani është gati për lansim në treg. Gjithsesi Polish kërkon që ta bëjë lojën sa më të mirë, dhe për këtë gjë kërkon përkrahjen e njerëzve kur loja të shfaqet live. Për ta përkrahur këtë projekt duhet të vizitoni këtë link.

“Ne besojmë se audienca e lojërave për kompjuter është e uritur për një lojë që sjell eksperiencë më të thellë në mënyrën se si e kontrollon individin, si e ndërton edhe si luan në lojë” tha Don Geyer, drejtor gjeneral i ThreeGates. “Legends of Aethereus është një projekt ambicioz. Jemi krijues të apasionuar lojërash dhe po kërkojmë atë 25 mijë dollarëshin e fundit të projektit. Nëqoftëse e arrijmë këtë qëllim atëhere do të kemi shumë befasi për t’i treguar publikut dhe komunitetit.”

Legends of Aethereus është një lojë aksion, e zhanrit RPG me katër lojtarë me mundësi loje co-op dhe një sërë mundësish si Pvp. Bashkoni fuqitë me lojtarët tjerë online në ekspedita shpikëse, astrografike dhe zbuloni misteret e natyrës të Aetherus, duke kërkuar famë dhe pasuri të pathëna.

Ftoni miqtë në qytetin tuaj Nexus të ndërtuar vetë, për të luftuar në Arena ose thjesht për të treguar sa bukur e keni ndërtuar qytetin duke përdorur ndërtuesit e statujave, krijuesit e flamurëve dhe mundësi tjera zgjedhjeje.

Nisuni në drejtim të një sërë ekpeditash të niveleve të ndryshme dhe zbuloni natyrat e pashkeluara duke bërë një sërë misionesh. Ndërtoni dhe merrni pajisje të reja, krijoni strategji të shumëfishta dhe krijoni armët më të mira.

• Fizika – e bazuar në sistem luftimi përfshirë kurthe, armë dhe marrëdhënie me natyrën.

• Sistemi i ekspeditës përmbanë një seri nivelesh të krijuara me detajet më të mëdha, një mori ambientesh virtuale që mundësojnë orë të pafundme zbulimesh.

• Krijuesi i Statujave, krijuesi i flamujve dhe modifikimet tjera ju mundësojnë të ndërtoni qytetin tuaj sipas dëshirës.

• PvP, CO-OP dhe Single Player bëhet në mënyrën e dëshiruar nga ana juaj në zonën e qytetit.

• Ndërtimet e pajisjeve dhe artizanatit ju hapin mundësi të pafundme ndërtimesh dhe krijimesh.

Rreth ThreeGates

ThreeGates u krijua në fund të vitit 2010 nga një grup ekspertësh me përvojë të gjatë në fushën e lojërave. Pjesëtarët e skuadrës kishin punuar në fusha të këtij lloji si krijues lojërash grafike, programerë, krijues eventesh, në fushën e marketingut dhe edukatorë në projekte tjera. Tani janë bashkuar me një objektiv të vetëm: të krijojnë lojëra të bukura. Për më shumë informacione vizitoni: www.threegates.se  (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>