Lojërat

Thief: The Dark Project

Oct 3 2012
0 Shpërndarje
Thief: The Dark Project

Thief: The Dark Project është një lojë FPS e zhvilluar për Windows nga Looking Glass Studios dhe e publikuar nga Eidos Interactive më 30 nëntor 1998.

Loja është e vendosur në një metropol mesjetar të quajtur City, dhe ndjek ngjarjet e Garret, një hajdut i trajnuar nga një shoqëri sekrete, si ai merr përsipër misione për të vjedhur objekte me vlerë.

Thief ishte loja e parë fshehtësi e cila përdor dritë dhe zë si mekanizmin e lojës, dhe e para të ketë tiparet e një prespektive FPS dhe përdoret në këtë prespektive për një mënyrë loje jo luftarake, pra pa tipare aksioni.

Dizajni i lojës kombinon një Inteligjencë Artificiale komplekse. Influence e Thief më pas ndiqet nga lojra të tjera fshehtësi si Tom Clancy’s Splinter Cell dhe Hitman.

Loja merr pjesë në një ambjent ku lojtari duhet vetëm të fshihet dhe të kryejë vrasje të qeta, dhe mund të përdorë hijet apo zërin si ndimesë ndaj tij. Lojtari mund të ulet, të ngjitet, notojë dhe vrapojë në lojë.

Gjatë lojës ai duhet të shohë ku ecën, pasi në disa vënde krijon më shumë zhurmë se tek tjera, si p.sh: tapeti është i qetë ndërsa ato prej qeramike bëjnë shumë zhurmë.

Loja ka marrë shumë kritka të mira dhe është vendosur në shumë lista “Hall of Fame”. Me shitjet prej rreth gjysmë milione në 2000, është një nga lojrat më të mira të krijuara ndonjëherë nga Looking Glass Studios.

GameRankings dhe Metacritic e vlerësuan lojën përkatësisht me 89% dhe 92%. Ndërsa GameSpot me notën 9.1/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Thief
Lajmet e fundit>