Lojërat

Thief II: Metal Age

Sep 30 2012
0 Shpërndarje
Thief II: Metal Age

Thief II: Metal Age është një lojë FPS e zhvilluar nga Looking Glass Studios dhe e publikuar nga Eidos Interactive dhe është vazhdimi i lojës Thief: The Dark Project, e shfaqur më 21 mars 2000 për Microsoft Windows.

E vendosur në një metropol fiktiv të quajtur City, historia e lojës ndjek Garret, një mjeshtër i vjedhjes, i cili punon për të zbardhur sekretet e një komploti. Lojtari merr rolin e Garret, i cili punon në misione që nga vjedhja e deri tek rrëmbimi dhe shkatërrimi.

Loja ka marrë shumë nga versioni i kaluar, duke përfshirë më së shumti elementët e fshehtësisë, por duke ulur pak elementët e supernatyrales, që të ishte pak më reale në krahasim me versionin e kaluar.

Mënyra e lojës është përgjithësisht e pandryshuar, por duhet përmëndur se mënyrat e luftimit dhe elementët e tjerë të aksioni janë ulur shumë, duke e bazuar të gjithë lojën në fshehtësinë dhe origjinalietitn e emrit.

Në mënyrë që fshehtësia të bëhet më interesante, loja përfshin shumë nivele, të cilat përfshijnë shumë armiq, objekte dhe objektiva, të cilat kërkojnë deri në 2 orë për t’u përfunduar. Disa teknologji janë përfshirë në lojë, si kamerat apo mekanizmat e ndjeshmërisë.

Thief II ka marë kritika dhe shqyrtime pozitive dhe shfaqja komerciale ishte e mirë. Megjithatë Looking Glass pati shumë probleme rreth të ardhurave pasi ato ishtin të ngadalta, gjë e cila bëri që kompania të mbyllej në vitin 2000. (GameWorld Albanian)

Tags >

Thief
Lajmet e fundit>