Lojërat

Thief 3: Deadly Shadows

Aug 25 2012
0 Shpërndarje
Thief 3: Deadly Shadows

Thief 3: Deadly Shadows është një lojë mister në të cilën lojtari merr rolin e Garret, një mjeshtër i vjedhjes.

Loja është e vendosur në një botë fantastike e cila gjendet midis Mesjetës dhe periudhës së Mbretëreshës së Anglisë Victoria, por me teknologji më të zhvilluar.

Loja është e zhvilluar nga Ion Storm Inc. dhe është publikuar nga Eidos Interactive.

Një nga karakteristikat e lojës është aftësia për të eksploruar qytetin. Në versionet e kaluara të saj, Garret dërgohej menjëherë nga misioni në mision, pa patur mundësi eksporimi.

Gjatë qëndrimit në qytet, Garret ka mundësi të vjedhë njerëz apo dyqane, të kërkojë për misione shtesë krahas atyre të historisë kryesore. Loja ofron gjithashtu mundësinë të kalosh nga pamja në vetë të parë, në atë në vetë të tretë.

Loja u lançua për Microsoft Windows dhe Xbox në 25 maj 2004 në Amerikën e Veriut dhe në 11 qershor në Europë.

Ashtu si dhe seritë e kaluara, Thief 3 ka marrë shumë kritika pozitive dhe Eidos ka konfirmuar për një numër tjetër të lojës, Thief 4, e cila është në zhvillim e sipër por akoma nuk është bërë e ditur një datë apo kohë e përafërt e daljes së saj. (GameWorld Albanian)

Tags >

Thief
Lajmet e fundit>