Lajme lojërash

The Walking Dead: Assault vjen për iOS

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
The Walking Dead: Assault vjen për iOS

The Walking Dead: Assault, lojë e bazuar në seritë e suksesshme të librave komik nga Robert Kirkman, do të jetë në disponim për blerje në iTunes App Store që nga dita e sotme.

E zhvilluar nga Gamagio Ltd, në bashkëpunim me Skybound dhe Skybound Asia, loja Assault fillon në të njëjtën mënyrë sikurse libri i serisë së parë, me sherifin Rick Grimes që gjendet në spital duke mos patur asnjë ide se si ka mbërritur atje.

Nga aty, lojtarët do të vizitojnë vende të ndryshme, përfshirë udhëtimin rreth Atalantas dhe vende kampingu.

Loja do t’u mundësojë lojtarëve që të mbledhin dhe rifreskojnë ekipin e tyre të përbërë nga katër karaktere, prej të cilëve mund të përzgjidhen ata të preferuarit si Rick, Lori, Carl, Glenn, Shane, Andrea, Carol, Sophia dhe Dale.

Secili prej tyre do të ketë aftësi unike të cilat lojtari mund ti kapitalizojë dhe loja përfshinë udhëtarë të hutuar që përdorin fishekzjarrë dhe alarme veturash. Loja do të ketë katër nivele vështirësish.

Kompletimi i bonueseve dhe sfidave do të hapë përmbajtje shtesë të lojës, përfshirë wallpaper dhe prapaskena nga The Walking Dead.

Game Center po ashtu është e integruar, me tabelën e të arriturave dhe liderëve.

Loja do të jetë në dispozicion për shkarkim që nga data 30 nëntor 2012 platformën iOS dhe është e optimizuar për retina display të iPhone 5 dhe e zgjeruar automatikisht për iPad. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>