Lojërat

The Last Story

Sep 4 2012
0 Shpërndarje
The Last Story

The Last Story është një lojë me pamje në vetë të tretë, aksion-RPG me elementë strategji dhe fshehtësi, e drejtuar nga Hironbou Sakaguchi dhe e zhvilluar nga Mistwalker dhe AQ Interactive për Wii.

Loja u publikua nga Nintendo në Japoni dhe Europë si dhe nga Xseed Games në Amerikën e Veriut. Ajo doli në treg në 27 janar 2011 në Japoni, në 23 dhe 24 shkurt 2012 përkatësisht në Australi dhe Europë dhe në 14 gusht 2012 në Amerikën e Veriut.

Emri dhe logoja e lojës janë krahasuar me seritë e Final Fantasy, e cila është krijuar nga drejtori i Mistwalker, Hironbou Sakaguchi, i cili ishte më parë prodhuesi ekzekutiv i serive të Final Fantasy. Loja është e vendosur në ishullin Lazulis dhe fokusohet në një grup mercenarësh nga një kontinent i braktisur si ata kërkojnë punë.

Loja përfshin aftësi si “Mbledhje”, e cila i jep mundësi Zael të marrë vëmendjen e armiqve dhe t’i japë kohë aleatëve të tij të lëshojnë magji.

Një aftësi tjetër quhet “Fokus”, e cila i lejon të bëjë sulme në distancë të largët dhe të shikojë pikat e dobëta të armiqve. Loja ka gjithashtu edhe sistemin e mbrojtjes, fshehjes pas objekteve në lojë dhe në këtë mënyrë mund të gjuajë direkt armiqtë. Gjithashtu për t’u përmendur janë elementët e fshehtësisë, si aftësia për t’u fshehur dhe gjuajtja me shigjeta.

Loja përmban dhe një sistem me 6 lojtarë, modul kooperativ, ku përdoruesit bashkohen të ndeshen me përbindëshat ose të ndeshen me njëri-tjetrin.

Kjo lojë ka marrë kritika pozitive nga Metacritic dhe GameStats duke u vlerësuar përkatësisht me 80% dhe 9/10. GameSpot i dha notën 9 dhe çmimin “Editor’s Choice”, ndërsa IGN notën 8.5. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>