Lojërat

The King of Fighters XIII

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
The King of Fighters XIII

The King of Fighters XIII është një lojë me ndeshje dhe është e zhvilluar dhe e publikuar nga SNK Playmore fillimisht në vitin 2010.

The King of Fighters XIII u lançua në Japoni më 14 korrik 2010, ndërsa shfaqja e saj në Xbox 360 dhe Play Station 3 u shfaqën në Japoni dhe në rajonet Angleze në fund të 2011, me Atlus dhe Rising Star Games në ngarkim të saj për lançim në SHBA dhe Europë respektivisht.

Versionet mobile në iOS dhe Android u lançuan në 2011 dhe 2012. Loja e cila u shfaq pas The King of Fighters XII, u drejtua nga Kei Yamamoto i cili donte të sille element nga titujt e kaluar të The King of Fighters, si dhe të rregullonte çështjet e lojërave të kaluara.

Loja ka modifikuar mënyrën e të luajturit ndryshe nga paraardhësit e saj, duke hequr disa module, dhe duke shtuar disa të tjera.

Historia është e vendosur pas ngjarjeve të The King of Fighters XI dhe është gjithashtu përfundimi i Ash Crimson, i cili startoi nga The King of Fighters 2003.

Loja ndjek një turnament tjetër The King of Fighters e cila pritet nga Those From the Distance Land, një organizatë pas eventeve të 2 lojrave të kaluara të cilët kërkojnë të prishin kyçin e Orochi dhe të marrin fuqitë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>