Lojërat

The King of Fighters XI

Dec 16 2012
0 Shpërndarje
The King of Fighters XI

The King of Fighters XI është një lojë 2D kompetitive me ndeshje e prodhuar nga SNK Playmore dhe zyrtarisht e lançuar në vitin 2005 si një lojë për platformat Atomiswave, me xhetona.

Loja është instalimi i njëmbëdhjetë në seritë e The King of Fighters dhe ndjek ngjarjet e KOF ’03. Një version për Play Station 2 u lançua në Japoni në vitin 2006, e ndjekur nga një shfaqje për në Amerikën e Veriut në 2007, me shumë kritika pozitive.

Disa nga të rejat e kësaj serie janë Quick Shift, Saving Shift, Skill Bar dhe Dream Cancels. Energjia e lojtarëve mbetet po e njëjta, gjithashtu dhe mënyra e mbushjes së saj, pra duke goditur kundërshtarët.

Quick Shit i jep mundësi lojtarit të ndërrojë karakter për një kompbo të shpejtë dhe mbresëlënës. Saving Shift i jep mundësi atij të largojë një karakter kur ai po goditet, në pagim të një Skill Bar.

Dream Cancel, bën të mundur që lojtari të ndërpresë lëvizjen e tij për një tjetër akoma më të fuqishme dhe shkatërrimtare. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>