Lojërat

The King of Fighters ’94

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
The King of Fighters ’94

The King of Fighters ’94 është një lojë me ndeshje e shfaqur nga SNK për Neo Geo arcade dhe konsola të tjera shtëpie.

Është loja e parë ne seritë e gjata me të njëjtin titull nga e njëjta kompani. Loja është një bashkim fiktiv i karaktereve të Fatal Fury dhe Art of Fighting, si dhe një version i ri i karaktereve të ish lojrave të Neo Geo dhe karaktere të reja, origjinale, të krijuara.

Loja ndjek ngjarjet e një turnamenti me emrin King of Fighters (Mbreti i Luftëtarëve) e krijuar nga krimineli Rugal Bernstein, në atë kohë me një skuadër të përbërë nga tre luftëtarë të tjerë.

Kompania në fillim e krijoi lojën për të tërhequr lojtarët të apasionuar nga këto lojra të mëparshme, megjithatë, ato më vonë shtuan karaktere të rinj.

Suksesi i kësaj loje bëri që më vonë të shfaqeshin një numër i madh serish të tjera. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>