Lojërat

The Godfather

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
The Godfather

The Godfather është një lojë aksion aventurë e krijuar dhe publikuar nga Electronic Arts. Është loja e parë e serisë së lojërave The Godfather, të bazuara në filmin e vitit 1972 me të njëjtin emër.

Fillimisht doli në 2006 për PlaySation 2, Xbox dhe Microsoft Windows. Më tutje loja doli për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Wii. Një version më i zvogëluar i lojës doli për PSP.

Loja ka karakteristikën e veçantë e të sjellit zërat e personazheve origjinalë nga filmi. Aktorët pjesëmarrës janë James Caan si Sonny Corleone, Robert Duvall si Toh Hagen, John Martino si Pauile Gatto.

Mungesat më të mëdha janë ato të Marlon Brando, për shkak të sëmundjes që kishte në atë kohë, si dhe të Al Pacino që zgjodhi të merrte pjesë në lojën Scarface: The World is Yours. Loja përfshin dy skenare të mundshme.

E para ndjek historinë e lojës me personazhet kryesore si dhe gjithasthu detaje nga filmi. Skenari i dyte është i krijuar nga vetë loja dhe nuk ka ngjashëmri me historinë e filmit.

Loja mori një miksim vlerësimesh. GameRankings i dha versionit të PS2 dhe Xbox 77%, atij të PSP 62%, të Wii 77% si dhe të PS3 72,45%. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>