Lojërat

The Elder Scrolls V: Skyrim

Oct 10 2012
0 Shpërndarje
The Elder Scrolls V: Skyrim

The Elder Scrolls V: Skyrim është një lojë aksion role-playing e cila përqëndrohet në një botë të hapur, e zhvilluar nga Bethseda Game Studios.

Është pjesa e pestë e The Elder Scrolls, e cila pason The Elder Scroll IV: Oblivion. Skyrim doli më 11 nëntor 2011 për Microsoft Windows, PlayStation 3 dhe Xbox 360.

Skyrim tregon historinë e karakterit që zgjedh lojtari për të mundur Alduin, një Drago-Zot i cili ka si synim të shkatërrojë botën.

Zhvillohet 200 vjet më vonë se Oblivion dhe loja merr pjesë në një provincë të Skyrim, në kontinentin e Tamriel dhe planetin e Nirn. Skyrim është pjesa veriore e Tamriel. Është shtëpia e Veriorëve (The Nords), gra dhe burra të mëdhej dhe të fuqishëm të cilët kanë një rezistencë të fortë trupore ndaj ngricës, si magjike ashtu dhe natyrale.

Kufizohet nga Morrowind në lindje, Cyrodiil në jug, Hammerfall në jug-perëndim dhe High Rock në perëndim. Ishulli i Solstheim ndodhet në very të Skyrim. Skyrim është nje sukses dhe ka patur shumë shitje, një lojë që ka kaluar të gjitha imagjinatat e mundshme dhe arriti një eksport jashtë vëndit prej 7 milion kopjesh të shitura brenda javës së parë të daljes në treg.

Lojtari mund të eksplorojë botën e hapur të Skyrim në këmbë apo mbi një kal, dhe të udhëtojë shpejt nëpër qytete, dhe shpella pasi i ka zbuluar më përpara. Kërkime i jepen lojtarit nga karaktere jo kryesore në botë, dhe përmes historisë kryesore, ku kërkimet mund të bëhen në atë mënyrë që të jetë më komode për lojtarin. Historia kryesore më pas drejton lojtarin drejt botës, duke bërë që ai të eksplorojë shpella të pa vizituara dhë vende për kërkime të tjera. Lojtari mund të zgjedhë fraksione, të cilat janë organizata të krijuara nga personazhet jo kryesorë si Vëllazëria e Errët (Dark Brotherhood), një bandë vrasësish. Çdo fraksion ka një Seli Qendrore dhe ata kanë kërkimet e tyre personale të cilat lojtari mund t’i marrë në konsideratë.

Ekonomia e qyteteve mund të simulohet duke përfunduar detyra si: bujqësia apo miniera, apo të shpenzosh një shumë të madhe ari në dyqane. Nga ana tjetër ekonomia mund të dëmtohet duke falsifikuar librat e biznesit apo vjedhjen e tyre. Përgjatë eksplorimit lojtari mund të ndeshet me jetën e egër. Shumë përbindësha të egër i sulmohen direkt lojtarit të parë. Këtu përfshihet dhe Dragoi i Skyrim. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>