Lojërat

The Darkness

Sep 15 2012
0 Shpërndarje
The Darkness

The Darkness është një lojë horror psikologjik FPS e zhvilluar nga Starbreeze Studios dhe e publikuar nga 2K Games për Play Station 3 dhe Xbox 360.

Loja u shfaq në treg në 20 Qershor 2007 në Europë dhe në 25 Qershor 2007 në Amerikën e Veriut. Loja është e bazuar në librin komik me të njëjtin titull.

The Darkness përfshin tiparet e një vrasësi Italo-Amerikan i cili i përket mafias të quajtur Jackie Estecado si dhe protagonisti.

Loja përfshin armë të kohëve moderne si dhe fuqitë e Errësirës. Fuqitë e saj përfshijnë thërritjen e disa majmunëve të vegjël, darklings, të cilët sulmojnë armiqtë duke përdorur “tentakulat e errësirës” për t’i vrarë ato.

Gjatë ecurisë së lojës, Estecado merr fuqitë e pistoletave të errësirës të cilat janë më të fuqishme se çdo pistoletë normale por që konsumojnë shumë energji të errët në mënyrë që të qëllojnë.

Fuqitë e errësirës nuk përdoren në vënde që ka dritë dhe lojtari duhet të shmanget ose të shuajë këtë burim drite që të përdorë fuqitë e plota të tij.

Loja ka marë vlerësime disi të favorshme me një mesatare nga GameRankings dhe Metacritic përkatësisht 82% dhe 81/100. Loja mori çmimin si loja më e mirë e muajit në Gusht (Game of the Month) nga Game Informer. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>