Lojërat

The Da Vinci Code

Aug 27 2012
0 Shpërndarje
The Da Vinci Code

The Da Vinci Code është një lojë për Play Station 2, Xbox dhe Microsoft Windows e zhvilluar nga The Collective Inc. dhe e publikuar nga 2K Games.

Loja është bazuar në novelën e Dan Brown, por nuk është e lidhur me filmin me të njëjtin emër, si dhe personazhet nuk kanë ngjashmëri me pjesët e tyre në film.

Përveç kësaj, kanë ndodhur disa ndryshime nga novela në lojë. Për shembull, në vend të “Opus Dei”, emri i sektit në lojë është “Manus Dei”. Loja doli në treg në 19 maj 2006 në Amerikën e Veriut dhe në 16 maj 2007 në Europë.

Loja e Da Vinci Code është një lojë me pamje në vetë të tretë, aventurë dhe enigmë, ku lojtari duhet të zgjidhë shumë të tilla në mënyrë që të ecë në historinë e saj. Loja është më tepër e bazuar në libër se sa në film, madje në lojë ka dhe pjesë që nuk ndodhen në asnjërën prej tyre.

Qëllimi i lojës është i njëjtë si me atë të librit, ashtu dhe me të filmit: gjetja e Gralit të Shenjtë. E vetmja rrugë për ta gjetur atë është zgjidhja e enigmave, shmangia dhe mundja e armiqve gjatë lojës.

Loja nuk ka marrë shumë vlerësime të mira, duke u bazuar në shumë pjesë ngjarjesh dhe një mënyrë lojë jo shumë të përshtatshme.

Pjesa më e madhe e lojës përfshin lojtarin i cili endet rreth kishave, galerive të artit dhe vendeve të tjera, në mënyrë që të gjejë objektet që i nevojiten në lojë. IGN i dha një vlerësim 4.8/10, GameSpot 6.5/10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>