Lojërat

The 3rd Birthday

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
The 3rd Birthday

The 3rd Birthday është një lojë me pamje në vetën e tretë aksion e zhvilluar nga HexaDrive dhe e publikuar nga Square Enix.

Loja është e disponueshme për PlayStation Portable dhe është një seri e shkëputur nga Parasite Eve. Loja u lançua më 22 dhjetor 2010 në Japoni dhe më 29 mars 2011 në Amerikën e Veriut.

Loja merr pjesë në Manhattan, New York City, 10 vjet pas eventeve të Parasite Eve II ku lojtari kontrollon përsëri Aya Brea dhe duhet të luftojë ndaj disa krijesave të panjohura të quajtura “Twisted” të cilat kërcënojnë qytetin.

Ajo luhet me pamje nga shpatullat dhe i lejon atij të zgjedhë disa veshje për Ayan, të cila hapen vetëm pasi lojtari më përpara e ka mbyllur lojën në disa vështirësi të caktuara.

Lojtari mund të marë shok skuadre në skuadrën e saj dhe mund të ndërrojë veten me një nga pjestarët e saj. Shokët e skuadrës mund të përdoren për të sulmuar ose për të mbrojtur veten në luftim.

The 3rd Birthday mori një vlerësim 70/100 nga Metacritic dhe po të njëjtën vlerësim dhe nga GameStats.

Loja shiti më shumë se 400,000 kopje në mbarë botën ku 270,000 në Japoni, 80,000 në SHBA dhe 50,000 në vendet e tjera. GameZone i dha një notë lojës 7.5/10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>