Lajme lojërash

Tetris i “detyron” lojtarët që të përfundojnë pafundësisht shumë gjëra

Sep 16 2013
0 Shpërndarje
Tetris i “detyron” lojtarët që të përfundojnë pafundësisht shumë gjëra

Si pjesë e arsyes se pse Tetris është lojë që shkakton varësi është për shkak të një fenomeni të njohur si Zeigarnik Effect, raporton revista Pacific Standard.

Zeigarnik Effect është emërtuar sipas psikologes ruse Bluma Zeigarnik. Zeigarnik do t’i udhëzonte pjesëmarrësit në studim që të kryejnë enigma ose punë të ndryshme dhe të ndërpriste rrugëtimin drejt përmbushjes së tyre. Gjatë hulumtimit të saj, ajo gjeti që pjesëmarrësit kishin synim që të mbanin në mend punët e ndërprera më mirë se sa ato që janë përfunduar.

Sipas publikimit, efekti i mban lojtarët e Tetris-it të mbërhtyer duke paraqitur në vazhdimësi punë të papërfunduara për t’i kryer. Ky koncept po ashtu është duke u përdorur në reklama, shkrim të filmave dhe më tepër. Për më tepër, lexoni në Pacific Standard. (GameWorld Albanian)

Tags >

Tetris
Lajmet e fundit>