Lajme lojërash

Terraria së shpejti në konsola me përmbajtje të re

Jan 26 2013
0 Shpërndarje
Terraria së shpejti në konsola me përmbajtje të re

Terraria, një lojë aksion-aventurë nga Re-Logic, së shpejti vjen në XBLA dhe PSN. Video klipi të cilin mund ta shihni më poshtë shfaqë përmbajtje të re për versionin e konsolave i cili ishte paralajmëruar qysh në vitin e kaluar kur edhe u bë e ditur ardhja e lojës për Xbox 360 dhe PlayStation 3.

Versioni i lojës Terrarie për konsolë do të përmbajë kontrolle të reja, hartën e botës dhe tutorial të ri, forca të blinduara, armatim ultimativ, armiq, kafshë shtëpiake, muzikë etj.

Po ashtu do të ketë split-screen multiplayer për më së shumti katër lojtarë dhe online multiplayer për tetë lojtarë.

Kritikat për lojën Terraria ishin shumë pozitive, ndërsa që prej daljes së versionit për PC në muajin maj të vitit 2011 e deri në shtator të vitit 2012 është shitur në 1.6 milion kompje. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>