Lojërat

TERA

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
TERA

The Exiled Realm of Arborea ose shkrut TERA është një lojë 3D e tipit MMORPG e krijuar nga Bluehole Studio. Loja doli në Korenë e Jugut më 25 janar 2011, në Japoni më 18 gusht 2011, në Amerikën e Veriut më 1 maj 2012 dhe në Europë më 3 maj 2012.

TERA është një lojë tipike MMORPG me misione, luftëra kundër lojtarësh. Loja përdor dyluftimin në kohë reale dhe tregohet në perspektivën e vetes së tretë.

Lojtari klikon mbi armiqtë me një sistem kryqi dhe jo duke klikuar dhe duke gjuajtur individualisht. Lojtari duhet gjithashtu të shmange gjuajtjet. Për të kontrolluar lojtarin duhen një tastierë dhe maus ose një levë komandimi. Krijuesit e lojës bashkëpunuan me CCP Games dhe PLEX.

Në shkurt të 2013 loja u kthye falas (Free 2 Play) duke i hequr të gjitha diferencat nga lojërat me pagesë dhe ata që luanin vetëm për një javë falas dhe duke i bërë të gjithë njësoj. Loja përdor makinerinë Unreal Engine 3 dhe ka grafike të sofistikuar.

TERA ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive duke i vlerësuar shumë aksionin që përmban përbrenda. GameRankings e vlerësoi me 76.35% ndërsa Metacritic me 77/100. (GameWorld Albanian)

Specifikat:

OS: Windows XP, Vista, 7, 8

CPU: AMD Athlon 64 X2 6000+

Grafika: ATI Radeon HD 3870

RAM: 4 GB

HDD: 50 GB

Tags >

TERA
Lajmet e fundit>