Lajme lojërash

Temple Run dhe disa lojëra të tjera së shpejti për Windows Phone

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Temple Run dhe disa lojëra të tjera së shpejti për Windows Phone

Temple Run dhe Windows Phone janë shumë afër njëri-tjetrit. Microsoft ka deklaruar zyrtarisht në Konferencën e Zhvilluesve të Lojërave në San Françisko se kjo lojë së bashku me disa të tjera tepër të luajtura në platformat mobile do të jenë të disponueshme për Windows Phone shumë shpejt.

Temple Run është një nga lojërat më të preferuara dhe më popullore në platformat e tjera mobile. Ajo është shkarkuar mbi 170 milionë herë nga Apple App Store dhe Google Play që prej lançimit në vitin 2011. Suksesi i saj ka vazhduar edhe me lançimin e versioneve të tjera për Android dhe iOS si Temple Run 2, i cili doli vetëm disa muaj më parë, e njëkohësisht edhe lojërat e tjera që kompania zhvilluese Imangi ka sjellë në bashkëpunim me Disney si Temple Run Brave, dhe Temple Run Oz.

Përveç Temple Run, për Windows Phone do të vijnë shumë shpejt edhe 6th Planet, Propel Man, Orcs Must Survive, Flight Theory, Drift Mania Championship dhe Ruzzle. Disa prej tyre do të jenë të disponueshme që gjatë kësaj jave, ndërkohë që pjesa tjetër do të vijnë në javët në vijim.

Javën e kaluar, edhe aplikacione të tjera po kaq të rëndësishme si Pandora etj, lançuan aplikacionet e tyre për Windows Phone. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>