Lajme lojërash

Tekken 7 kërkon reagime nga lojtarët nga Lindja e Mesme për karakterin e ri arab

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Tekken 7 kërkon reagime nga lojtarët nga Lindja e Mesme për karakterin e ri arab

Bandai Namco është duke kërkuar reagime nga dashamirësit e vet në Lindjen e Mesme rreth një karakteri të ri arab që mund të shtohet në Tekken 7. Karakteri ende nuk ka emër, por siç mund ta shihni në fotografi, mban një bluzë të bardhë dhe një shpatë, dhe thika në rripin prej lëkure. Armët e tij e bëjnë atë të duket si protagonisti nga Assassin’Creed-i i parë, Altair.

Drejtori dhe shefi në sektorin e prodhimit të i lojës Tekken, Katsuhiro Harada, tha që skuadra ka pasur një ide për një karakter arab që nga viti 2008, por pasi që shumica e skuadrës është japoneze dhe nuk dinë shumë për kulturën ose rrobat për banorët e Lindjes së Mesme, nuk ishin në gjendje që ta përmbushnin dizajnin. Harada ka vizituar vendet si Dubai dhe Arabi Saudite në vitet e fundit dhe kjo është mënyra se si ai kuptoi më tepër për veshjen e këtij karakteri të ri.

“Nëse komuniteti i dashamirësve të Tekken-it, posaçërisht atyre në Lindjen e Mesme, e pëlqejnë këtë karakter, unë do të doja që ta vendosja këtë karakter në lojë,” tha Harada në një postim në faqen në Facebook të lojës. “Në anën tjetër, nëse karakteri nuk pranohet mirë nga anëtarët e komunitetit të dashamirësve të Tekken-it në Lindjen e Mesme, ekziston mundësia që karakteri do të mund të ndryshohet ose do të mund ta harrojmë prurjen e këtij karakteri në lojë.”

Bandai Namco lajmëroi për lojën Tekken 7 në ngjarjen EVO 2014 muajin e kaluar. Deri tani, nuk e dimë se kur dhe në cilat platforma do të lëshohet loja, përveç asaj që do të mundësohet nga Unreal Engine 4. (GameWorld Albanian)

Tags >

TEKKEN 6
Lajmet e fundit>