Lajme lojërash

Tekken 7 do të prezantohet së shpejti për të gjitha platformat e lojërave

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Tekken 7 do të prezantohet së shpejti për të gjitha platformat e lojërave

Me sa duket fjalët që po qarkullonin mbi prezantimin e lojës Tekken nga kompania IGN ishin të vërteta. IGN ka lançuar një video, e cila u publikua nga faqja AOL.com që shfaq lojën e cila do të prezantohet zyrtarisht ditën e sotme Tekken 7. Loja Tekken 7 është krijuar dhe zhvilluar nëpërmjet motorit “Unreal Engine 4”. Unreal Engine 4 e bën lojën të përshtatshme për platformat më të fundit të lojërave në treg.

Prodhuesi i serive të lojës Tekken, Katsuhiro Harada, shprehet: “ Nëpërmjet motorit “Unreal Engine 4” ne mund të ndryshojmë shumë shpejt kualitetin vizual në bazë të platformës ku do të luhet loja. Motori Unreal Engine 4 është shumë i fuqishëm dhe shumë i thjeshtë në përdorim. Ai na lejon që ta sjellim lojën në çdo platformë që qarkullon sot në treg, por edhe më tej.” (GameWorld Albanian)

Shiko Videon

Tags >

TEKKEN 6
Lajmet e fundit>