Lojërat

TEKKEN 6

Jul 16 2012
0 Shpërndarje
TEKKEN 6

Tekken 6 është një lojë dyluftimi e krijuar dhe publikuar nga kompania Namco Bandai. Ajo është loja e tetë në serinë Tekken.

Loja u lansua në Japoni në makineritë Arcade më 26 nëntor 2007 si dhe morri disa azhurnime të quajtura Bloodline Rebellion. Versioni i këtyre azhurnimeve për platformat Playstation 3 dhe XBox 360 u lansua më 27 tetor 2009, kurse versioni tjetër për PSP më 24 nëntor 2009.

Tekken 6 ka skena më të mëdha dhe me më shumë kreativitet sesa pararendësit e vet, ku përfshihen mure dhe dysheme që mund të thyhen për të zbuluar vende të reja. Modifikimi i lojtarëve është zgjeruar, si dhe janë shtuar shumë elemente të reja në këtë fushë.

Është shtuar gjithashtu sistemi “rage”, i cili u jep personazheve më shumë fuqi gjatë gjuajtjeve kur jeta e tyre ndodhet poshtë një niveli të caktuar. Posa të aktivizohet “rage” duket një energji rreth lojtarit dhe shiriti i jetës fillon të pulsojë. Kjo energji mund të modifikohet në një ngjyrë sipas dëshirës. Një sistem tjetër loje i shtuar është ai i quajtur “bound”, ku çdo lojtar ka një seri lëvizjesh që i përdor sa hërë që kundërshtari ndodhet në ajër, dhe gjuhet për në tokë, e lë atë të trullosur dhe nuk mund të lëvizë për disa sekonda. Sa për azhurnimin Bloodline Rebellion, të gjuajturit gjithashtu me një sulm të lehtë, do ta vërë kundërshtarin në këtë gjendje “bound”.

Të gjitha versionet (përveç atij për PSP), përfshijnë një mundësi loje shtesë të quajtur “Scenario Campaing” e cila ka ngashjmëri të shumta me “Tekken Force” dhe “Devil Within” në versionet paraprake. Lojtarët mund të marrin armë nga toka si pistoleta, shtiza, së bashku me mjete të tjera si para dhe “power-ups” të cilat mund të gjenden brenda arkave.

Versionet e Playstation 3 dhe Xbox 360 përfshijnë lojën online e cila mund të zhvillohet në Playstation Network dhe XBox Live. Këtu përfshihen ndeshje me ngritje në gradë si dhe ndeshje të thjeshta ku lojtarët ftojnë shokët e tyre.

Loja ka marrë shumë vlerësime pozitive. Ajo ka shënuar 80 pikë në Metascore nga Metacritic. IGN thotë së Tekken 6 është një lojë për të gjithë më një variacon të lartë funksionesh duke i dhënë notën 8.8. IGN AU i dha notën 9.0/10 dhe GameSpot 8.5/10. Që nga lansimi i saj në muajin maj të vitit 2011, loja është shitur në më shumë se 3.5 milionë kopje në gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Tags >

TEKKEN 6
Lajmet e fundit>