Lojërat

Teenage Mutant Ninja Turtles pritet të vijë në tetor

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
Teenage Mutant Ninja Turtles pritet të vijë në tetor

Teenage Mutant Ninja Turtles, e frymëzuar nga emisioni televiziv i Nickeldeon, sipas një njoftimi për shtyp, do të lëshohet këtë tetor për Xbox 360, Nintendo Wii dhe Nintedo 3dS. Loja do të ketë katër lojtarë në Xbox 360 dhe Wii, e po ashtu edhe shumë forma të lojës dhe ekskluzivitete të njohura. Sipas njoftimit, loja do të përfshijë një “rrëfim autentik” dhe është synuar për një audiencë më të re.

Teenage Mutant Ninja Turtles është tjetër produkt i marrëveshjes shumë-vjeçare të Nickeldeon dhe Activision. Dy ndërmarrjet nënshkruan një kontratë në shkurt për të krijuar tituj duke u bazuar në emisionin për fëmijë, TMNT. Loja e parë, Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadows, pritet të jetë në dispozicion për shkarkim këtë verë. Teenage Mutant Ninja Turtles do të jetë në dispozicion më 22 tetor në Amerikën Veriore, 23 tetor në Azi dhe Australi dhe 25 tetor në Evropë dhe Amerikën Latine. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>