Lojërat

Të jesh testues i lojërave

May 15 2012
0 Shpërndarje
Të jesh testues i lojërave

Testuesit e lojrave, një nëngrup i zhvilluesit të lojrave, është një proçes testimi softuerik i cili ka për qëllim kontrollimin e cilësisë së video lojrave. Funksioni kryesor i testuesve të lojrave është zbulimi dhe dokumentimi i defekteve që ndodhen në lojë (ndryshe quhen “bugs”). Testimi softuerik më interaktivitetin e video lojrave është një fushë teknike shumë e zhvilluar që kërkon ekspertë në proçeset kompjuterike, kompetencë analitike, aftësi kritike në vlerësim dhe durim.

Siguria në kualitet është një komponent kritik në zhvillimin e lojrave, prandaj industria e video lojrave nuk ka një metodologji standarte, gjë që ka bërë që zhvilluesit dhe publikuesit të kanë metodat e tyre personale. Zhvillues të vegjël nuk kanë Staf për Sigurinë e Cilësisë (QA staff), gjithsesi kompani të mëdha punësojnë skuadra QA më kohë të plotë. Lojra më profil të mirë në tregti janë profesionalisht dhe në mënyrë efikase të testuara nga departamenti i publikuesve të Stafit të Sigurisë së Cilësisë (QA staff).

Testimi fillon që me shkrimin e kodit të parë dhe vazhdon deri kur progresi në krijimin e lojës përfundon. Kur loja i afrohet pjesës së quajtur alpha stage, më shumë pjestarë të skuadrës punësohen dhë bëjnë testimin. Në disa raste karakteristika që nuk janë bug raportohen si të tilla dhe programuesit dështojnë të rregullojë këtë defekt në herën e parë. Testuesit marin një skedulë organizimi të lojës unike të identifikueshmë nga zhvilluesit. Loja luhet duke u testuar dhe testuesit mbajnë shënim çdo gabim të mundshëm. Këto gabime nund të jenë bug-e, gabime në pamje të lojës e deri te gabime logjike. Disa bug-e janë të lehta për t’u gjetur, por shumë kërkojnë përshkrime të specifikuara që një zhvillues mund t’a gjejë lehtë dhe t’a regullojë.

Në qoftë se zhvillimi i lojës hyn në “crunch time” përpara afatit, skuadra e testimit të lojës teston karakteristika e shtuara së fundmi dhe përmbajtjet pa vonesa.  Testuesi e lojrave paguhe afërsisht nga $8-20 për orë dhe paga mesatare varion nga 15-20 mijë dollar në vit. Sipas Askmen, testuesit e lojrave qëndron në vëndin e 5-të në “punët më të preferuara për djemtë”. (GameWorld)

Lajmet e fundit>