Lojërat

Të famshmit The Simpsons do të vijnë në Minecraft Xbox muajin që vjen

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Të famshmit The Simpsons do të vijnë në Minecraft Xbox muajin që vjen

Microsoft po përgatit të sjellë The Simpsons në Minecraft muajin që vjen. Homer, Barge, Bart, Lisa dhe Maggie do të jenë të disponueshëm si pjesë e një pakete nga fundi i muajit shkurt përkrah 19 karaktereve të tjerë të serive të televizionit. Shefi i Xbox Phil Spencer ka deklaruar se The Simpsons do të vinë si pasojë e kërkesave të shumta nga përdoruesit e Xbox.

Kompania Microsoft bleu Minecraft për 2.5 miliard dollarë muajin shtator dhe ka bashkëpunuar me Twentith Centery Fox dhe Gracie Films për të transformuar karakteret në figura prej kubash të vegjël. Pakoja The Simpsons Minecraft bazohet në një marrëveshje të ngjashme të BBC për të sjellë karakteret nga Doctor Who në Minecraft në muajin tetor. Microsoft ka deklaruar se pakoja The Simpsons do të jetë e disponueshme për Xbox 360 dhe Xbox One me një çmim prej 1.99$. (Game World Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>