Lojërat

Tanimë ju mund të luani Super Mario 64 në shfletuesin tuaj

Mar 29 2015
0 Shpërndarje
Tanimë ju mund të luani Super Mario 64 në shfletuesin tuaj

Super Mario 64 cilësohet si një lojë e shkëlqyer dhe ajo është tepër e preferuar nga të apasionuarit pas lojrave. Por vetëm 20 vjet pas lançimit në Nintendo kjo lojë po bëhet e disponueshme për tu luajtur dhe direkt nga shfletuesi. Një student i shkencave kompjuterike, Erik Roystan Ross arriti të krijonte nivelin e parë të kësaj loje duke përdorur një teknologji të veçantë të quajtur Unity Game Engine dhe rezultati i gjithë kësaj është mahnitës.

Kjo lojë duket po aq mirë sa Super Mario 3D World në konsolën Wii U. Bëhet fjalë për një lojë të cilësisë së lartë por mos prisni që e gjitha ajo të paraqitet në kualitet HD. Zhvilluesi i këtij versioni, Roystan deklaroi se nuk ka ndonjë plan të vazhdojë të krijojë nivele të reja të kësaj loje apo të korigjojë ndonjë dështim të saj. Ju mund ta luani lojën duke klikuar në këtë. (Game World Albanian)

Lajmet e fundit>