Lajme lojërash

Tani mund të shkarkoni sistemin Linux për lojëra SteamOS

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Tani mund të shkarkoni sistemin Linux për lojëra SteamOS

Siç është premtuar, Valve ka vënë në dispozicion për të gjithë sistemin e vet SteamOS, të cilin mund ta shkarkoni që tani. Sistemi operativ me bazë Linux zë 960 MB dhe do të përdoret për të fuqizuar platformën për lojëra për Steam Machine të ndërmarrjes.

Valve ka dërguar 300 njësi të formës së prototipit për testim. Shkarkimi pa pagesë është i synuar më tepër për ata që janë mjaft të përkushtuar. “Përveç nëse jeni tashmë haker që nuk frikësohet në Linux,” thotë Valve,” ne do të ju rekomandojmë që të prisni deri në vitin 2014 për ta provuar.”

Nëse jeni të guximshëm, ju mund ta shkarkoni atë, ndonëse ju duhet të prisni për të luajtur me kontrolluesin e ri.

Valve ka publikuar një faqe me pyetjet më të shpeshta që mund të bëhen, si dhe duke ofruar përgjigje, duke përfshirë udhëzime për instalim. Dijeni që Valve thotë që instalimi do të fshijë çdo gjë tjetër në makinën tuaj. Sipas Valve-s, SteamOS është një degë e Debian Linux, ku versioni i parë është i bazuar në Debian 7.1.

Për momentin, ai punon me kartën grafike të Nvidias, e po ashtu edhe drajverët për kartelat grafike të AMD-së dhe Intel-it janë duke u përgatitur, ndonëse ju mund ta përdorni sistemin operativ sipas procesorit tuaj të përzgjedhur të Intel-it ose AMD-së. Sistemi operativ është dizajnuar që automatikisht të përditësohet.

Këtu mund të futeni për ta shkarkuar sistemin. Valve tani ka një uebfaqe të këndshme në dukje e cila shpjegon pothuajse çdo gjë. Ndërkohë, SteamDB, një faqe që është e lidhur me Valve-në, ka nisur këtë torrent jo zyrtar nëse doni ta provoni një mekanizëm tjetër të shkarkimit. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>