iOS

Tani mund të luani lojërat e Game BoyAdvance në iPhone

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Tani mund të luani lojërat e Game BoyAdvance në iPhone

Game Boy fillestar ka mbushur 25 vjeç gjatë ditës së enjte. Ju mund të mendoni që mënyra më e mirë për të ri-luajtur Super Mario Land ose Pokemon Red është me përdorim të emulgatorëve. Natyra portative e lojërave dhe kërkesat relativisht të ulëta harduerike që janë të nevojshme për të emaluar pajisjet e Nintendo-s i ka bërë ato që të përshtaten shumë mirë në smartfonët e ditëve të sotme. Derisa përdoruesit e Android-it kanë një llojllojshmëri të përzgjedhjeve për emulim, hapësira ligjore i ka penguar aplikacionet që të futen në AppStore të Apple, duke lënë aplikacionet si gpSPhne dhe GBA.emu të kufizuar vetëm për pajisjet që ia kanë bërë jailbreak sistemit iOS.

GBA4iOS, nga zhvilluesi Riley Testut, është ndryshe. Duke përdorur një shteg në instalimin e aplikacioneve në sistemet e Apple, ky emulator lehtësisht mund të instalohet në çfarëdo pajisje me iOS, pa pagesë. Truku përfshin ndryshimin e datës në pajisje për një ditë prapa, e më pas shkarkimi i drejtpërdrejtë i aplikacionit nga uebfaqja GBA4iOS.

Përveç lehtësisë në shkarkim, GB4iOS është njëri nga emulatorët më të rafinuar të GBA-së në çfarëdo platforme, me mbështetje të plotë për Game BoyAdvance, Game BoyColor dhe Game Boy, shpejtësi të përshpejtuar, e po ashtu edhe pamje që mund të ndryshohen dhe sinkronizim të Dropbox-it për ruajtje përgjatë shumë pajisjeve. Ai po ashtu e shfrytëzon mundësinë e disa veçorive më të fundit të iOS-it, duke përfshirë transmetimin AirPlay, AirDrop dhe kontrolluesit e fundit MFI Bluetooth të Apple. Një përditësim 2.1, i planifikuar të bëhet në fund të verës, premton që të shtojë mbështetje për shumë lojtarë përgjatë Bluetooth/WiFi-Direct. (GameWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>