Lojërat

Tales of Symphonia do i nënshtrohet një ribërje HD për Playstation 3

May 14 2013
0 Shpërndarje
Tales of Symphonia do i nënshtrohet një ribërje HD për Playstation 3

RPG e GameCube, Tales of Symphonia, mund të dalë përsëri në një version HD për Playstation 3. Ky lajm vjen sipas një raporti të ditëve të fundit.

Vazhdimi i quajtur Tales of Symphonia: Dawn of the New World i cili është ekskluzivisht për Wii, mund të përfshihet gjithashtu në një paketë për PS3 të quajtur Tales of Symphonia: Perfect Edition.

Hibeo Baba, menaxheri i serisë i tha uebfaqes Koi-Nya se koleksioni prej dy lojërash do të jetë realizimi i ëndrrave të të gjithë fansave të cilët po e prisnin këtë gjë prej shumë kohësh.

GameSpot i dha lojës notën 8.8 kur doli në 2004 duke vlerësuar jashtëzakonisht shumë historinë e bukur dhe mbresëlënëse që kishte. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>