Lojërat

Syphon Filter

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Syphon Filter

Syphon Filter është një lojë e bazuar në spiunazh me fshehtësi, por edhe me aksion në prespektivën e vetes së tretë. Loja doli për PlayStation në vitin 1999 dhe është e para në serinë me të njëjtin emër.

Në lojë merret kontrolli i operativëve të CIA-s, Gabriel Logan dhe Lian Xin në misionin e tyre për të kapur një terrorist ndërkombëtar Erich Rhoemer. Syphon Filter është e bazuar mbi misione, të cilat kryhen njëra pas tjetrës në vijë lineare dhe kanë karakteristika të ngjashme me ato të filmave me aksion.

Pasi vret secilin armik nga ai mund të marrësh municione ose armë. Gjithashtu loja ofron një variacon shumë të madh pushkësh duke filluar që nga pistoletat e thjeshta e deri te bazukat.

Në misione të veçanta merr gjithashtu kontroll të mjeteve të ndryshme si parashuta apo makina.

Loja ka marrë vlerësime të përziera duke iu vlerësuar historia e larmishme dhe variacioni i armëve, por duke i kritikuar grafikën e cila nuk ishte dhe aq e mirë për kohën. GameRankings e vlerësoi me 78.44% ndërsa Metacritic me 77/100.

Lajmet e fundit>