Lojërat

Syndicate

Jun 22 2012
0 Shpërndarje
Syndicate

Syndicate është një lojë fantashkencë FPS nga Starbreeze Studios, e lansuar më 21 shkurt 2012 për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360.

Në këtë lojë, lojtari ka mundësi të mbajë 2 armë dhe granata. Për shkak të çipit bio DART 6 që ka karakteri, lojtari mund të shikojë se si ndjehet bota digjitale kur i ngadalësohet koha, dhe madje të shikojë armiqtë përtej mureve nëpërmjet lidhjes së të dhënave në rrjet të quajtur “Dartspace”.

Lojtari mund të hakojë tek armiqtë përmes këtij rrejti, të quajtur ndryshe “ thyerje”, ku ata mund të forcojnë tre opsione mbi armikun: “Vetëvrasje” ku armiku vret veten dhe dëmton armiqtë përreth, “I merr mendjen” ku armiku bëhet përkohësisht aleat me lojtarin ose “Dështim” ku arma e armikut shpërthen duke i trullosur ata.

Është konfirmuar edhe një modul bashkëpunimi me 4 lojtarë, në një fushatë të ndarë bazuar në misionet nga loja orogjinale. Megjithatë, Syndicate nuk do të përdor versionin online për modulin e bashkëpunimit. Ky version merr pjesë në disa segmente, me pika të veçanta rifurnizimi për lojtarin që është dhe pika ku nis segmenti tjetër.

Pas përfundimit, lojtari promovohet në bazë të pikëve të fituara, të cilat merren nga vrasjet, shërimin e shokëve të skuadrës, dhe përfundimin e objektivave të misionit. Disa armiqëve gjithashtu mund t’u vjedhet çipi duke marrë kështu bonuse shtesë. Pikët e fituara mund të përdoren për të përmirësuar armët, ose fuqitë e lojtarit. (GameWord Albanian)

Lajmet e fundit>