Lajme lojërash

SwapFu është faqe që ju mundëson të tregtoni video lojërat me përdoruesit e tjerë

Jul 15 2014
0 Shpërndarje
SwapFu është faqe që ju mundëson të tregtoni video lojërat me përdoruesit e tjerë

SwapFu është një shërbim i ri, kështu që baza e përdoruesve dhe përzgjedhja është e vogël për momentin, por ideja është e shkëlqyer. Sapo regjistroheni, ju zgjidhni lojërat që i keni, që dëshironi t’i tregtoni dhe më pas i listoni lojërat që ju pëlqejnë. Kur një përdorues tjetër e gjen një lojë në listën tuaj të cilën ata e duan, ata shikojnë se çfarë dëshironi ju dhe ju ofrojnë një tregti. Kostoja e vetme është bartja. Çdo platformë e popullarizuar mbështetet – përveç PC-së – dhe ekzistojnë disa tregtime me lojëra të vjetra edhe për Super Nintendo dhe Gameboy.a

Janë disa sisteme në SwapFu që ndihmojnë në mbrojtjen e përdoruesit. Përdoruesit mund ta bartin një vlerësim të besueshmërisë kështu që mund ta shihni se kush është i mirë për tregtime dhe kush mund të jetë nga pak dredharak. Ju po ashtu mund të shihni se sa tregtime kanë kryer dhe kanë anuluar dhe përdoruesit mund të shkruajnë vëzhgime për përdoruesit e tjerë. Për më tepër, është një sistem i etiketës, kështu që përdoruesit mund ta vërtetojnë që adresa e tyre e bartjes ose historia e pagesës janë të vlefshme. Shërbimi është i ngjashëm me faqet si 99gamers dhe Play N Trade, por SwapFu është ndryshe sepse nuk përdor një pikë ose sistem të monedhave për blerjen dhe tregtimin e lojërave. (GameWorld Albanian)

Tags >

SwapFu
Lajmet e fundit>