Lajme lojërash

Super Skyrim Bros. Mario në Elder Scrolls

Oct 12 2012
0 Shpërndarje
Super Skyrim Bros. Mario në Elder Scrolls

Është një ndërtim i sajuar, por më në fund Super Mario bëri kërcimin në PC, megjithatë është akoma jozyrtar dhe çuditërisht i këndshëm.

Po flasim për Super Skyrim Bros. moduli për The Elder Scroll V: Skyrim, të cilën ne e shfaqëm në fillim të vitit (lojën jo modulin), dhe është ekzaktësisht ajo që shkruhet. Princesha Toadstool edhe një herë e gjen veten të kapur nga Bowser, dhe është në dorën tuaj t’a shpëtoni atë duke udhëtuar përmes Mbretërisë së Kërpudhave (Mushrooms Kingdom) dhe të vrisni Goombas duke përdorur çekiçin e hidraulikut, stafin e Lules së Zjarrtë dhe stafin e Zjarrit të Ngrirë.

“Moduli shton një mbretëri totalisht të re për të luajtur në botën e Skyrim”,- shtojnë zhvilluesit e modulit. “Ky modul nuk do të ketë efekt në pamjen e lojës Skyrim fare! Të gjitha objektet e reja janë vendosur në një hapëisrë të re në këtë botë.

Ju nuk do të shikoni asnjë objekt Super Skyrim Bros, si Brick Blocks, Question Blocks apo armiqtë e saj në një nga vendet e Skyrim.

Ju do të jeni në gjendje të mbani një eksperiencë të madhe duke luajtur këtë mini lojë.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>