iOS

Super Mario Run për iOS do të lançohet në 150 shtete gjatë muajit Dhjetor

Oct 27 2016
0 Shpërndarje
Super Mario Run për iOS do të lançohet në 150 shtete gjatë muajit Dhjetor

Ndërsa data e lançimit të Super Mario Run po afrohet dita ditës, kompania vendosi të ofrojë disa detaje rreth çmimit dhe rajoneve ku do të jetë e disponueshme loja.

Gjatë një prezantimi financiar këtë javë, presidenti i Nintendo Tatsumi Kmishima u tërhoq nga deklaratat e mëparshme se disa përmbajtje të Super Mario Run do të jenë falas duke thënë se duhet të paguani që të zhbllokoni të gjithë përmbajtjen e lojës.

Sipas planit tarifor, përdoruesit do të paguajnë njëherë dhe e gjithë loja do të jetë falas për gjithnjë. Por Nintendo vendosi të heshtë rreth një shifre ekzakte.

Gjithashtu Kimishima tha se në ditën e lançimit për iPhone dhe iPad loja do të jetë e disponueshme në 150 shtete dhe 100 siç ishte premtimi i parë. Siç mund të keni dëgjuar, Super Mario Run do të jetë i disponueshëm vetëm në iOS fillimisht ndërsa në Android në fillim të 2017-tës. (Gameworld Albanian)

Lajmet e fundit>