iOS

Super Mario në iPhone, kjo është Nintendoja e re

Sep 11 2016
0 Shpërndarje
Super Mario në iPhone, kjo është Nintendoja e re

Gjatë evenimentit të prezantimit të iPhone javën e kaluar, një ndër suprizat që kishte rezeveruar Apple ishte padyshim loja Super Mario Run në iOS. Shigeru Miyamoto shfaqi një demo të lojës në skenë dhe dalja për shtyp e kompanisë konfirmoi se destinacioni i parë do të jetë iOS pa mohuar Android-in në të ardhmen.

Ky përbën lajm më shumë për Nintendo sesa Apple. Mario po mbërrin në një paisje e cila nuk është e prodhuar nga Nintendo. Loja përqafon kontrollin me një dorë duke bërë të mundur të luajturit edhe gjat lëvizjes. Nintendo bëri të ditur se kjo lojë nuk do të jetë falas dhe duhet të paguani një çmim vetëm një herë dhe të luani përgjithnjë.

Megjithatë ekzistojnë disa raportime se aplikacioni do të ketë blerje të brendshme. Loja duket fantastike me një modalitet me shumë lojtarë ku mund të konkurroni me miqtë. Nintendo zotëron 100 % të lojës dhe kompania qartësisht planifikon të investojë shumë në këtë karakter.

Edhe pse loja do të ketë një çmim, përdoruesit do të kenë mundësi ta provojnë pa e blerë. Kjo është Nintendo, të krijosh një lojë për paisjet mobile por pa humbur shpirtin e platformës. Dizajni është një Nintendo e pastër. Por pyetja që të gjithë shtrojnë në këto momente është: Nëse Super Mario Run rezulton një sukses, a do të jemi dëshmitar të ardhjes së më shumë lojërave klasike në platformat mobile? Kjo është Nintendoja e re dhe nuk ka kthim pas. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>