Lojërat

Super Mario 3D World vjen me disa mundësi shtesë

Oct 23 2013
0 Shpërndarje
Super Mario 3D World vjen me disa mundësi shtesë

Një paraqitje e shkurtër në gjuhën japoneze për Super Mario 3D World ofron një shikim më të thellë në gjërat e fuqishme dhe mjetet e reja të lojës, e po ashtu edhe mundësinë për katër lojtarë.

Videoja prej gjashtë minutash demonstron gjithashtu mundësitë bazike të yjeve të mirënjohura të lojës. Kur Mario është karakteri Vanilla, Toad është më i shpejti, Luigi mund të kërcejë më së larti, por është më e vështirë të kontrollohet dhe Princesha Pjeshkë që mund të rris kërcimet e saj duke lundruar.

Një pamje e lëshuar më parë e lojës paraqiti disa gjëra të shtuara në lojë, si veshjet mace dhe Tanooki, një veçori kjo e cila dyfishon karakterin në ekran, së bashku me një gjë e cila e kthen lojtarin në një Hammer Bro. I paraqitur gjatë një ngjarjeje Direkte E3 Nintendo, Super Mario 3D World është planifikuar të vijë për Wii U më 22 nëntor në Amerikën e Veriut dhe më 29 nëntor në Evropë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>