Lajme lojërash

Studim: Video lojërat e dhunshme përmirësojnë punën në ekip dhe zvogëlojnë paragjykimet

Sep 21 2014
0 Shpërndarje
Studim: Video lojërat e dhunshme përmirësojnë punën në ekip dhe zvogëlojnë paragjykimet

Hulumtuesit kanadezë, të cilët me punën e mëparshme sfiduan supozimet rreth lidhjeve të video lojërave të dhunshme me agresion, kanë dalë me një studim të ri që sugjeron që kur njerëzit nga grupe të ndryshme sociale bashkëpunojnë në një video lojë – qoftë ajo edhe një lojë super e dhunshme – mbresat e tyre për njëri-tjetrin përmirësohen dhe largohen paragjykimet.

Ndonëse ende nuk janë gati që të deklarojnë që video lojërat e dhunshme janë rruga që çon në paqe, hulumtuesit thonë që gjetjet e tyre do të mund të kishin ndikime në botën reale, si në zhvillimin e trajnimeve ushtarake. “Nëse forcat aleate amerikane dhe britanike ose kanadeze janë duke u trajnuar së bashku për një mision të ardhshëm, bashkëpunimi në një lojë të trajnimit online të ushtrisë përpara misionit mund të zvogëlojë paragjykimet ndërgrupore dhe të përmirësojë punën ekipore gjatë misionit aktual,” thanë hulumtuesit në revistën Psikologjia e Dhunës.

Studimi implikon që kur njerëzit e luajnë lojën me anëtarët e një grupi tjetër, në vend se të jenë kundër tyre, do të mund të kemi efekte pozitive në qëndrimet e tyre drejt grupit tjetër. Zëdhënësi nga Forcat Kanadeze AndreBerdias, konfirmoi gjatë kësaj jave që video lojërat janë duke luajtur një rol gjithnjë në rritje në trajnimet ushtarake. Video lojërat e dhunshme u vendosën në një anë relativisht pozitive në një studim tjetër të bërë nga skuadra e njëjtë nga Universiteti Brock gjatë vitit 2011. Studimi, që mori vëmendje në mbarë botën, sugjeronte që niveli i garës në një lojë kishte një ndikim më të madh në veprimtaritë agresive se sa niveli i dhunës. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>