Lajme lojërash

Studim: Truri juaj zmadhohet kur luani video lojra

Nov 12 2013
0 Shpërndarje
Studim: Truri juaj zmadhohet kur luani video lojra

E mbani mend kur ju thonin prindërit mos luani se nuk do t’ju zmadhohet truri? Ata e kishin gabim.

Një studim i ri tregon se të luash Super Mario 64 për gjysmë ore në ditë gjatë një periudhe dy mujore, do të shkaktojë një rritje të dukshme të madhësisë së trurit.

Ndërsa studime të mëparshme kanë treguar diferenca në strukturën e trurit të video lojërave, studimi aktual mund të demonstrojë lidhjen direkte midis video lojërave dhe rritjes së volumit të trurit”- tha një prej drejtuesve të studimit Simon Kuhn.

“Kjo tregon se rajone specifike të trurit mund të trajnohen nga mjetet e video lojërave”. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndihmuar për shembull ushtarët kur kanë probleme të pasluftes.

Edhe pse lajmi duket shumë interesant në të vërtetë studimi përfshinte vetëm 23 të rritur, plus edhe fakti që ndoshta trajnimi i disa pjesëve mund të dëmtojë trurin tuaj, pra ndoshta mamaja juaj mbase kishte edhe të drejtë. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>